Investimet në ujësjellës për të zgjidhur përfundimisht problemin e furnizimit pandërprerë me ujë të pijshëm janë në fazë të avancuar në disa prej bashkive, për të arritur objektivin e qeverisë që brenda vitit 2022 të përfundojnë të gjitha projektet e investimeve për 24 orë ujë në të gjitha qendrat urbane të Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot, një prej këtyre investimeve në Vaun e Dejës, ku pas 50 vitesh me 2 orë ujë në ditë ose hiç fare gjatë verës, përfundon ujësjellësi i ri. Janë 22.6 kilometra rrjet shpërndarës do të çojë ujë 24 orë në shtëpitë e kësaj zone.Drejtori i Ujësjellësit të Vaut të Dejës tha se investimi garanton për një periudhë 25-vjeçare mbulimin me 24 orë ujë.
Ujësjellësi i mëparshëm ishte ndërtuar në vitet ’60-të dhe ishte totalisht i amortizuar. Deputeti i zonës Ilir Beqja se ujësjellësi i ri jo vetëm ka shtuar kapacitet dhe siguron ujë 24 orë ujë të shëndetshëm në kuptimin e sigurisë, por, siç e konfirmojnë edhe banorët, ul konsumin e energjisë në familjet e tyre, pasi kur furnizoheshin me 2-3 orë ujë në ditë, kjo u shkaktonte kosto të lartë në familje.
Kryeministri Rama konfirmoi sërish synimin për ujë 24 orë në të gjitha qendrat urbane të Shqipërisë brenda vitit 2022. “Ne jemi në gjendje sot të themi me plotë gojën që në të gjitha qendrat e mëdha të Shqipërisë do të kemi 24 orë brenda vitit 2022 dhe Tirana, brenda 2022-2023 se është më komplekse. Uji është hera e fundit që është temë fushate elektorale se përfundimisht do të zgjidhet 24 orë për të gjitha qendrat urbane. Këtu jemi në një zonë ku nuk as pasur ujë as në kohën e komunizmit dhe zgjidhet një herë e mirë kjo punë”.
Z. Beqaj informoi se javën e ardhshme fillon në Bashkinë e Vaut të Dejës edhe investimi për ujësjellësin e Mjedës, që do të mbulojë furnizimin edhe për 1700 familje.
Top Channel