Pandemia në Serbi/ 38 të vdekur e 5.107 raste të reja në 24 orë
31/03/2021 16:42
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 38 persona nga COVID-19, ndërsa janë shënuar 5.107 raste të reja me këtë virus.
Sipas të dhënave zyrtare, në spitalet në mbarë vendin janë në trajtim 7.368 pacientë, mes të cilëve 290 në respiratorë. Prej dje janë testuar 17.801 persona, ndërsa 5.107 kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19.
Në Serbi janë regjistruar gjithsej 600.596 raste të infektimit me koronavirus deri më tani, ndërsa janë testuar 3.424.443 qytetarë.
Top Channel