Komiteti Teknik i Ekspertëve ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka sqaruar se do të kthehen për të bërë mësim në klasa maturat, ndërsa masat e tjera nuk do të ndryshojnë, përfshirë baret, restorantet dhe orën policore, e cila nis në 20:00.
“Duke u bazuar në analizën e shifrave ekspertët mendojnë që situata është e qëndrueshme në tendencën për uljen e inciendcës dhe shtrimin në spitaleve dhe në numrin e jetëve të humbura, por shifrat nuk janë aty ku duhet që të jenë për të liruar situatën. Prandaj mendojmë që masat të qëndrojnë me përjashtim të faktit që duke u bazuar në shifrat e infeksionit në grupmoshën në 15 20 vjeç duke marrë parasysh rezultatet me arsim në kushtet në momentin që zhvillohet mësimi akademik, maturat të zhvillojnë mësimin në klasë. Kjo masë do të mbahet në vëzhgim. Maturat duhet të zbatojnë me rigorozitet protokollet e mbrojtjes”, tha Rakacolli.
Drejtoresha e ISHP, Albana Fico ka theksuar se ka pësuar rënie incidenca gjatë 2 javëve të fundit, ndërsa thekson se ka pësuar rritje numri i bashkive të prekura.
“Nga 17 në 30 mars, jemi pak më herët në këtë vlerësim. Mesatarja ditore e rasteve pozitive ka pësuar zbritje. Totali i rasteve aktive ka pësuar zbritje, pozitiviteti i mostrës është indikator që ka pësuar rënie por nuk jemi të kënaqur sepse objektivi është të shkojë më poshtë. Një numër që ka pësuar rritje është i bashkive të prekura që ka arritur 43 në javë. Kjo është sidomos në bashkitë e vogla. Mesatarja javore e pacientëve të shtruar ka pësuar ulje, numri i të intubuarve është ulur. Të gjithë këta indikatorë pësojnë ulje mbi të gjithë situatën epidemiologjike.
Një numër më i pakët është i vdekjeve, i cili është në 70 nga 92. E rëndësishme është të kuptojmë që kjo lloj situate, në krahasim me atë që vlerësuam herës së kaluar ka disa ndryshime, të cilat mund të jenë të vogla, por në tërësi mbetet një situatë me numra të kontrolluar, por akoma delikate. Në këtë javë, kemi dhe një shkak për tu ndjerë më mirë që është fillimi i fushatës masive të vaksinimit.
Do t’ju sillja në vëmendje që deri ditën e djeshme janë kryer 21536 vaksina, ndërkohë që ka arritur në 100 mijë numri i qytetarëve të vaksinuar që prej fillimit. Natyrisht ka stabilitet në moshat e reja, por duhet të kemi në vëmendje masat, shmangia e grumbullimeve, mbajtja e maskave, distancimi, higjienizimi dhe vijimësia e kontrollit të infeksionit nëpërmjet masave. Ndërkohë që numri unik i urgjencës 127 është për t’ju përgjigjur qytetarëve në të gjitha rastet që kërcënojnë jetën”, tha Fico.
Top Channel