Mesazhi për kandidatët për deputetë të opozitës: Po krijoni konfuzion! Kujdes, po dëmtoni numrin e të gjithëve. Menjëherë duhet të…

31/03/2021 14:13

Kandidatëve për deputetë të opozitës u ka mbërritur një mesazh ku i jepet porosi për posterat që do të publikohen apo printohen për zgjedhjet e 25 prillit.

Ne mesazh theksohet se nuk lejohet asnjë ndryshim pasi përdorimi i numrave personal krijon konfuzion dhe dëmton numrin e të gjithëve. Ndaj në çdo material zgjedhor do të përdoret vetëm nr. 9, i cili është numri që ka koalicioni opozitar “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim” në fletën e votimit.

“Kush ka bërë ndryshime, duhet t’i hiqni menjëherë (që sot). Përdorimi i nr tuaj personal nga disa prej jush ka krijuar konfuzion dhe dëmton drejtpërdrejtë numrin e të gjithëve që është një dhe vetëm një, 9-PD-AN”, thuhet në vendimin e kryesisë së PDSH.

Mesazhi i plotë

Te nderuar kandidat/e,

Sikurse iu eshte dhene si porosi, kerkohet nga ju qe,

Posterat duhet ti publikoni apo printoni sic ju ka ardhur formati zyrtar. Nuk lejohet asnje ndryshim nga ana juaj.

Kush ka bere ndryshime, duhet ti hiqni menjehere (qe sot). Perdorimi i nr tuaj personal nga disa prej jush ka krijuar konfuzion dhe demton drejtperdrejte numrin e te gjithve qe eshte nje dhe vetem nje, 9-PD-AN.

Prandaj, te nderuar kandidat/e, votuesin do ta ftojme te gjithe se bashku te votoj nr. 9. Ne te gjitha materialet zgjedhore (postera, bluza, byzylyk, virtual e material) duhet te perdoret vetem numri 9.

Vendimi i kryesise se PDSH dhe Shtabit Qendror te fushates eshte imazhi i standartizuar.

Bashkelidhur po ju ridergoj imazhin e vetem per postera dhe cover foto ne rrjetet tuaja sociale.

Faleminderit per mirkuptimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA