Kërkonte lirinë, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon kërkesën e ish-gjyqtares Enkelejda Hoxha
31/03/2021 12:11
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës, Enklejda Hoxha.
Kërkesa e Hoxhës ishte për ndryshim të masës së sigurisë dhe lirimin e saj. Kjo është kërkesa e katërt që ish-gjyqtarja Hoxha bën, por që rrëzohet.
Ndërkohë ditën e sotme me 10 vota pro dhe 1 kundër (Nurihan Seiti), KLP shkarkon nga detyra prokurorin e Krujës, Bujar Memia.
Ky i fundit akuzohet se nuk ka vepruar pas lirimit nga burgu të Hekuran Billës. ILD në gjetjen e tyre ka kërkuar që në fillim shkarkimin e Prokurorit të Krujës duke argumentuar se ka mbajtur qëndrime të dyshimta duke rënë dakord me lirimin e Billës nga Gjykata e Krujës.
Top Channel