Vaksinimi masiv po vijon paralelisht në të gjitha bashkitë e vendit.

Vau i Dejës është një prej tyre ku po ecet intensivisht me këtë proces. Kryeministri Edi Rama ishte sot, në një nga qendrat shëndetësore, ku të moshuar të moshave mbi 70 vjeç po merrnin dozën e parë të vaksinës antiCOVID.

Kryeministri Rama u interesua për ecurinë e procesit të vaksinimit, si dhe për gjendjen e të moshuarve të sapovaksinuar. Është po aq e rëndësishme, vërejti Kryeministri, të respektohen me përpikmëri të gjitha rregullat e parashikuara në protokoll.

Qendra në të cilën po realizohet aktualisht vaksinimi është e ndërtuar së fundmi me të gjitha standardet moderne të infrastrukturës dhe ofron për banorët e zonës një shërbim 24 orësh.

PJESË NGA BASHKËBISEDIMI:

E moshuara-Ramës: Shumë falemners

I moshuari-Ramës: Je i nderuar. Suksese për më tej.

E moshuara: Falemners kryeministrit prej teje.

I moshuari: Shyqyr që të pash. Ai që nuk ju voton juve, mos i bëftë hajer vaksina.

Rama: Mos thuaj ashtu, vota s’ka lidhje.

Rama: Rrini ulur, duhet të rrini gjysmë ore ulur. Respekte! Mirë çdo gjë në rregull?

E moshuara: Mirë

Rama: Me shëndet të gjithëve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA