Tiranë – Enxhi Çako humbi jetën në një aksident të rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Tiranë. 27-vjeçari udhëtonte me një motor teksa është përplasur me një kamionçinë.
Përplasja ka qenë shumë e fortë, ndërsa i riu edhe pse u transportua me urgjencë për në spitalin e Traumës ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të shumta të marra.
Pas aksidentit policia ka arrestuar drejtuesin e kamionçinës, Pjerin Pali.
Tiranë/Informacion shtesë
Më datë 30.03.2021, rreth orës 17:15, në rrugën “Bardhyl” mjeti me drejtues shtetasin P. L., ka aksidentuar një motorr me drejtues ende të paidentifikuar rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e ndodhur në rrugën “Bardhyl” ju bëjmë me dije se ; Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motorrit shtetasi me iniciale E. Ç., 27 vjeç. Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. L, u shoqërua në ambientet e komisariatit Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.
Top Channel