Do të prehen në fshatin Gryksh të Peqinit, familja Kola hap dyert për ceremoninë mortore të katër anëtarëve që vdiqën tragjikisht në Itali
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për grumbullimet masive që bëhen në mbështetje të Lulzim Bashës nga simpatizantët e PD në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Rama thotë se gjithçka bëhet pa përgjegjësi e fije njerzillëku, ndërsa uron që këta persona që mbështesin Bashën të mos përfundojnë spitaleve. Postimin në Facebook e ka shoqëruar me një fotografi ku duket se vijon procesi i vaksinimit në Tiranë, ndërsa në Korçë ku ndodhet kreu i PD ditën e sotme, po vijon infektimi masiv.
Rama lutet që virusi të mos infektojë këta njerëz dhe të mos përfundojnë në spitale “për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut”.
“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët.
Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku.
*Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv.
(Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut”, shkruan Rama.

Top Channel