TIRANË – Me 10 vota pro dhe 1 kundër (Nurihan Seiti), KLP shkarkon nga detyra prokurorin e Krujës, Bujar Memia.

Ky i fundit akuzohet se nuk ka vepruar pas lirimit nga burgu të Hekuran Billës. ILD në gjetjen e tyre ka kërkuar që në fillim shkarkimin e Prokurorit të Krujës duke argumentuar se ka mbajtur qëndrime të dyshimta duke rënë dakord me lirimin e Billës nga Gjykata e Krujës.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se prokurori Bujar Memia mund të kishte apeluar lirimin e Billës, por nuk e ka bërë një gjë të tillë, kështu prokurori ka shkelur ligjin penal për sa kohë nuk ka apeluar në një gjykatë më të lartë.

Ndërkohë po ditën e sotme është refuzuar për herë të katërt kërkesa e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha për tu liruar nga paraburgimi. Kjo e fundit liroi nga qelia Hekuran Billën ndërsa akuzohet edhe për korrupsion. Hoxha pretendonte se duhej të kujdesej për fëmijët e saj, por Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA