Emri/ E qëlloi disa herë me thikë pasi i përplasi makinën me biçikletë, Gjykata angleze gjen fajtor shqiptarin për vrasjen e një 18-vjeçari

31/03/2021 11:24

Dy person janë shpallur fajtor për vrasjen e një 18-vjeçari , Cameron Murfitt vitin e kaluar .

Të shpallurit fajtorë për këtë krim janë shqiptari Mario Gruda 23-vjeç i cili u shpall fajtor për veprën penale plagosje e rëndë më pasojë vdekjen.

Ndërsa fajtori tjetër është Mason Bridle nga Lewisham, i cili u shpall fajtor për vrasje.

Të dy burrat kishin mohuar krimin. Ndërkohë Gjykata dënimi përfundimtar për ta do të jepet të premten më 30 prill.

Krimi i rëndë ndodhi më 15 mars të vitit 2020 ku fillimisht u raportua për një aksident rrugor ndërsa më pas policia gjeti të plagosur 18-vjeçarin i cili më pas ndërroi jetë.

Fillimisht 18-vjeçari ishte përplasur nga makinë që drejtohej nga shqiptari Gruda, i cili më pas doli dhe e goditi me thikë.

Mario Gruda

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA