Suedia duhet të zgjasë kufizimet për frenimin e përhapjes së COVID-19, rekomandoi Agjencia Kombëtare e Shëndetit Publik, në mes të një rritjeje të rasteve të reja.
Fillimisht, disa lehtësime të kufizimeve ishte planifikuar të fillonin më 11 prill, por agjencia shëndetësore tha në një memorandum për qeverinë se “do të ishte e preferueshme të pritej deri më 3 maj, me kusht që ngarkesat e rasteve të binin mjaftueshëm”.
Plani përfshinte rritjen e numrit të pjesëmarrësve, aktualisht i kufizuar në tetë persona, të lejuar të marrin pjesë në tubime publike ose ngjarje të tilla, si ndeshje futbolli, teatro, kinema dhe koncerte. “Numri i infektimeve po rritet në pjesën më të madhe të vendit, duke paraqitur një barrë shtesë mbi sistemin shëndetësor”, paralajmëroi autoriteti.
“Gjatë 14 ditëve të kaluara, numri i rasteve ka qenë rreth 700 për 100 000 banorë”, theksoi kreu i agjencisë, epidemiologu Anders Tegnell. Qeveria pritet të dëgjojë këshillën e autoritetit shëndetësor.
Top Channel