Inside Story/ Luftë që nuk kursen askënd, tritol grave të të fortëve të Vlorës dhe zhdukje mafioze…
Një tjetër çift që ka funksionuar brenda sistemit të drejtësisë, është Margarita Buhali, gjyqtare dhe bashkëshorti i saj oficer i policisë gjyqësore Gertmond Koroveshi. Ky i fundit është kapur duke marrë rryshfet gjatë ushtrimit të detyrës së tij.
Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Margarita Buhali, u përball më 17 qershor 2019 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Margarita Buhali ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Beratit. Ajo u zgjodh përmes shortit elektronik anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2019.
Margarita Buhalit nuk i janë gjetur probleme të pasurisë, profesionalizmit apo pastërtisë së figurës. Por bashkëshorti i gjyqtares Gertmond Koroveshi është denoncur si i përfshirë në një aferë korruptive.
Buhali është justifikuar se ka mbajtur qëndrim ndaj bashkëshortit. Ajo është distancuar duke u divorcuar prej tij. Megjithatë ajo është shprehur se bashkëshorti i saj nuk mund të konsiderohej si “kontakt i papërshtatshëm” pa pasur ndaj tij një vendim gjykate.
Emisioni i plotë
Top Channel