Nepotizmi dhe influenca në drejtësi kanë shoqëruar për më shumë se 30 vjet shoqërinë shqiptare. Të gjendur në këto kushte qytetarët kanë humbur besimin te drejtësia. Ndërkohë që kjo e fundit është kthyer në një nga hallakat më të korruptuara të sistemit.

“Edhe në sondazhin tonë edhe në sondazhe të tjera duket që nuk ka ndonjë dallim të madh mes gjykatës dhe prokurorisë. Shqiptarët pavarësisht se e bëjnë diferencën se kush është njëra dhe tjetra, i shohin përafërsisht një llojë të korruptuara të dyja” u shpreh Gjergj Vrumo, Drejtor Programi në IDM.

Numërohen mbi 100 persona që kanë lidhje me njëri tjetrin në sistemin e drejtësisë. Ndoshta ky numër është edhe më i lartë, por Top Story kaq ka arritur që të identifikojë. Por sa e drejtë është që të kemi të punësuar njerëz nga e njëjta familje brenda sistemit të drejtësisë? Çfarë ndodh me influencat që kanë njerëzit e të njëjtës familje në drejtësi? Sa të sigurt janë qytetarët se askush nuk do të manipilojë të drejtën e tyre?

“Nepotizmi është shumë i rrezikshëm dhe shumë i dëmshëm sepse gjyqësori presupozohet si një pushtet i pavarur. Është gjyqësori ai që jep verdiktin përfundimtar për një shkelje që mund të ketë ndodhur nëse një autoritet ka shkelur ose jo ligjin. Nepotizmi ndikon drejtëpërdrejtë tek themeli ose parimet bazë të sistemit gjyqësor që kanë të bëjnë me vërtetësinë, panësinë dhe besimin e publikut në sistemin e drejtësisë” u shpreh Erinda Skëndaj, Drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Në 2016 grupet e interesit dhe shoqatat e gjyqtarëve sulmuan ligjin që ndalonte promovimet në sistemin e drejtësisë brenda rrethit të bashkëjetuesve dhe për personat me lidhje familjare deri në një shkallë të caktuar sipas kodit civil. Gjykata Kushtetuese në atë kohë shfuqizoi disa dispozita të këtij ligji. Ndër to u shfuqizua edhe neni 8 i ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve.

“Nepotizmin në vende si Shqipëria nuk mund ta lësh thjesht në pjesën e moralit individual që ka secili. Aq më tepër që ka qënë ndër sistemet që ka sjellë më tepër përfitime financiare dhe nga ana tjetër kanë pasur edhe rrogat më të ulta.Në 2019 ndërhyri kuvendi dhe nuk lejoji shfuqizimin total të ligjit sa i përket papajtueshmërisë ambientale. Ata modifikuan nenin tetë duke e lënë në dorë të këshillave për të vlerësuar rast pas rasti gjyqtarët dhe prokurorët për të mos cënuar zhvillimin e karrierës së tyre” u shpreh politologu, Ilir Kalemaj.

“Vendosën dy kritere të cilat në fund të ditës i lihen për vlerësim këshillave. Kjo ka një problem në zbatimin në praktik pasi lë një hapsirë të gjerë këshillave ku rast pas rasti do të vlerësojnë shmangien e papajtueshmërisë ambientale. Kjo ka doza subjektivizimi dhe ligji do të duhej të ishte më i qartë që ti shmangte këto subjketivizma”u shpreh Erinda Skëndaj, Drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

“Reforma në drejtësi është një proces i cili kishte qëllime shumë të mira nga ekspertët ndërkombëtar apo edhe nga ekspertët lokalë që e formuluan nevojnë për ndëshkim të palëve që kishin vepruar në paligjëshmëri. Por njerëzit që janë vendosur për të emëruar apo shkarkuar njerëzit në sistemin e drejtësisë nuk mund të themi se janë shumë profesionalistë dhe nuk vinin të mbështetur nga klanet politike” u shpreh Arianita Brahja, Drejtuese e Open Data. Pra, duket se gjithçka përsëri u la në dorë të individëve të cilët kanë ndikime si nga lidhjet shoqërore ashtu edhe ato familjare dhe farefisnore.

Emisioni i plotë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA