Sot do të filloj vaksinimi antiCOVID-19 në Klinikën Infektive dhe në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Kështu është bërë e ditur gjatë ditës së hënës kur edhe filluan përgatitjet për vaksinim.

Se vaksinim në dy këto vende do të filloj sot e ka thënë edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Pas nisjes së shpërndarjes së dozave të para anti-COVID në Kosovës, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se profesionistët shëndetësor të Klinikës Infektive do t’i marrin vaksinat në Klinikë, ndërsa deklaroi se 24 mijë dozat e AstraZenecës të ardhura në Kosovë do shpërndahen për 24 mijë qytetarë të Kosovës.

Vitia tha se mjekët do mund të vaksinohen edhe në sallën “1 Tetori”, ndërsa për profesionistët shëndetësor të komunave të tjera tha se ata do vaksinohet në qendrat e vaksinimit në QKMF-të e komunave.

“24 mijë dozat që kanë arritura mbrëmë do jepen për 24 mijë persona, duke filluar nga personeli shëndetësor dhe posa të mbarojmë me personelin shëndetësor  do fillohet sipas listës sipas planit të vaksinimit me personat mbi 80 vjet. Në kryeqytet për shkak të Qendrës Klinike Universitare është edhe  kjo salla 1 tetori ku do i marrin shumica, përveç Klinikës Infektive që nga fillimi kanë qenë në krye të detyrës dhe do shkohet dhe do bëhet procesi i vaksinimit aty. Kurse, mjekët nëpër komunat tjera do bëhet nëpër Qendrat e Vaksinimit nëpër Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare të secilës komunë“, theksoi Vitia.

Në sallën “1 Tetori” sot ka ndodhur vaksinimet e para me vaksinën anti-COVID. I pari që e mori këtë vaksinë është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e më pas zyrtarja e OBSH-së në Kosovës, Isme Humolli, infektologu, Sali Ahmeti dhe aktori, Selman Jusufi.

AstraZeneca, jepet në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh, ndërsa Kosova mbrëmë ka pranuar 24 mijë doza e para të kësaj vaksine. Këto doza janë siguruara nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon furnizimin me vaksina të vendeve në zhvillim.

Në bazë të planit të vaksinimit në fazën e pare do të vaksinohen grupet me rrezik të lartë ku përfshihen punëtorët shëndetësorë, banorët dhe punëtorët shëndetësorë të shtëpive të kujdesit për të moshuarit, grupmoshat 80+ dhe një pjesë e popullsisë me sëmundje kronike (persona në dializë, persona me diabet, sëmundje kardiovaskulare).

Në këtë grup, numri i përgjithshëm i personave llogaritet të jetë 54.000 mijë apo 3 për qind e popullsisë së përgjithshme të Kosovës.

Faza e dytë përfshinë grupmoshat 65-79 vjeç, popullsia e mbetur me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë që janë të përfshira në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Ky grup përbëhet nga 306.000 persona apo 17 për qind e popullsisë.

Ndërkaq, për fazën e tretë parashihet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullsisë në mënyrë që të arrijë 900 mijë persona ose 70 për qind të mbulimit të përgjithshëm të popullsisë me vaksinën COVID-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA