Gjatë Ramazanit, presidenti Erdoğan tha se në të gjithë Turqinë bizneset siç janë restorantet dhe kafenetë do të funksionojnë në modelin e sportelit, respektivisht do të jenë të hapura vetëm të marrë ushqimin me vete
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se duke u përballur me një numër në rritje të rasteve dhe vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi i ri (COVID-19), Turqia do të vazhdojë të vendosë kufizime të pjesshme për të ndaluar përhapjen e virusit, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan gjithashtu tha se do të vazhdojë ora policore mbarëkombëtare nga ora 21.00 deri në ora 05.00 të mëngjesit, pas një takimi të kabinetit në kompleksin presidencial që zgjati më shumë se tre orë e gjysmë.
Ai shtoi se si një masë e shëndetit publik, të gjitha restorantet dhe kafenetë në vend do të funksionojnë me kapacitet maksimal prej 50 për qind.
Erdoğan tha se qytetet që përballen me rrezik shumë të lartë, do të kenë orë policore të plotë gjatë fundjavës, duke shtuar se nga 81 provinca në Turqi, 58 prej tyre që përbëjnë 80 për qind të popullsisë, janë klasifikuar si në nivel shumë të lartë të rrezikut për virusin.
Në lidhje me fushatën e suksesshme të vaksinimit në vend, Erdoğan tregoi për rënien e numrit të rasteve me COVID-19 dhe vdekjeve tek njerëz e moshuar pasi ishin administruar mbi 10 milionë vaksina kundër koronavirusit.
Më shumë se 8,5 milionë njerëz kanë pranuar dozat e para, ndërsa mbi 6,6 milionë kanë pranuar edhe dozat e dyta.
Kategorizimi i provincave që përballen me rrezik të ulët, të mesëm, të lartë ose shumë të lartë bazohet në normat e infeksionit dhe fushatën e vaksinimit të Turqisë, e cila filloi në 14 janar.
Harta e koduar me ngjyra e rrezikut e 81 provincave të Turqisë do të ribëhet çdo javë sipas situatës së rrezikut dhe praktika e normalizimit do të azhurnohet çdo dy javë, shtoi ai.
Masat për Muajin e Shenjtë të Ramazanit
Presidenti Erdoğan tha se gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, janë të ndaluara tubimet për syfyr dhe iftar në të gjithë vendin.
Për më tepër, ai shtoi se ora policore gjatë fundjavës do të zbatohet në të gjithë Turqinë gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Gjatë Ramazanit, presidenti Erdoğan tha se në të gjithë Turqinë bizneset siç janë restorantet dhe kafenetë do të funksionojnë në modelin e sportelit, respektivisht do të jenë të hapura vetëm të marrë ushqimin me vete (takeaway).
Ramazani do të fillojë më 13 prill dhe do të përfundojë më 13 maj.
Rritja e investimeve
Duke folur mbi politikën e investimeve të vendit, Erdoğan tha se Turqia është bërë një vend tërheqës për investitorët.
Përderisa mbi 100 mijë kompani të reja u hapën në vend vitin e kaluar, numri i ndërmarrjeve që u mbyllën ishte nën 16 mijë, theksoi ai, duke shtuar se një pjesë e konsiderueshme e ndërmarrjeve të sapo-themeluara gjithashtu kanë kapital të huaj.
Më shumë se 11 mijë nga gjithsej 75.700 kompanitë me kapital të huaj të krijuara në Turqi në 10 vitet e fundit, filluan punën vitin e kaluar.
Top Channel