26/11 07:28
Vjena planifikon të zgjasë “mbylljen” e Pashkëve për pesë ditë, deri në javën e ardhshme, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober.
Në Vjenë dhe në dy provincat e Austrisë së Poshtme që kufizohen me Hungarinë, janë konfirmuar një numër i madh i rasteve të infektimit me variantin britanik të Covid-19, i cili transmetohet më shpejt dhe shkakton një gjendje klinike më të rëndë te pacientët.
“Për shkak të situatës alarmante, të dy provincat do të duhet të ndjekin shembullin e Vjenës,” paralajmëroi ministri Anschober. Të gjithë ata që largohen nga provinca e Tirolit do të duhet të bëjnë një test të vlefshëm negativ për COVID-19 nga e mërkura.
Top Channel