Dita e sotme ka shënuar ulje drastike të rasteve të reja të të infektuarve me COVID.

Gjatë 24 orëve janë infektuar 285 persona nga 1893 testime të kryera dhe kanë ndërruar jetë 6 të prekur.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  67 raste në Tiranë, 21 në Fier, 19 në Korçë, 18 në Shkodër, 17 në Elbasan, 14 në Vlorë, nga 13 raste në Durrës, Gjirokastër, 11 në Berat, nga 7 raste në Lezhë, Lushnje, Sarandë, nga 6 raste në Kavajë, Mirditë, Peqin, nga 5 raste në Kurbin, Mallakastër, Vau i Dejës, nga 4 raste në Librazhd, Skrapar, nga 3 raste në Pukë, Kamëz, Malësi e Madhe, Kuçovë, Patos, nga 2 raste në Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Poliçan, Dropull, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 568 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 90,024 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 311 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

6 qytetarët që kanë humbur betejën me COVID19 janë 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, të moshave 54- 83 vjeç.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, shkruan ministria.

Statistika (29 Mars 2021)

Raste të reja ditore        285

Të shëruar në 24 orë     568

Të shtruar në spitale      311

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                1893

Testime totale            553,200

Raste pozitive             124,419

Raste të shëruara         90,024

Raste Aktive                32,179

Humbje jete                  2216

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            22149

Fier                 2602

Durrës            1320

Gjirokastër  1264

Shkodër         1221

Vlorë              1174

Korçë               781

Lezhë             473

Elbasan          408

Kukës             362

Dibër              324

Berat              101

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA