U shpall “Dëshmor i Atdheut”/ Rama, Veliaj dhe Manja vizitojnë familjen e Arjan Salës
29/03/2021 12:04
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj kanë vizituar familjen e 32-vjeçarit Arjan Sala, i cili humbi jetën mes flakëve në magazinën e veshjeve pranë një qendre tregtare në Tiranë.
Në familjen e Arjan Salës ka mbërritur edhe Ulsi Manja. Ditën e sotme, 32-vjeçari Sala u shpall “Dëshmor i Atdheut” pasi u fut mes flakëve për të shpëtuar jetën e të tjerëve dhe u nxor i pajetë nga magazina.
Trupi i pajetë i të riut u nxor mëngjesin e së shtunës pas rreth 60 orësh kërkime.
Top Channel