Një 28-vjeçar është arrestuar sot nga policia, pasi dyshohet se është autori, që qëlloi mbrëmë me armë zjarri, pranë banesës së një ish-polici.
28-vjeçari me iniciale G.L. do të hetohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja” e kryer në bashkëpunim.
Policia njofton se 3 shtetas të tjerë po procedohen penalisht, për moskallëzim të krimit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në fshatin Ferras, ku u gjuajt në ajër me armë zjarri.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. L., 28 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja” e kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit P. G., 47 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Kanosje” e kryer në bashkëpunim; K. N., 20 vjeç, banues në Lushnjë dhe E. B., 32 vjeç, banues në Golem, Lushnjë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi G. L., në bashkëpunim me tre shtetasit e proceduar, ka qëlluar për motive të dobëta, me armë zjarri automatik në ajër, në afërsi të banesës së shtetasit P. B., në fshatin Ferras.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë armë zjarri automatike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel