Nis përgatitja për vaksinim me AstraZeneca në Kosovë, nesër vaksinohet personeli mjekësor i QKUK-së

29/03/2021 13:42

Kosovë – Përgatitjet për vaksinimin e kategorive që përfshihen në fazën e parë të vaksinimit me vaksinën Astra Zeneca, kanë filluar në sallën 1 Tetori.

Pasditen e së hënës pritet të fillojë procesi në mënyrë simbolike ndërsa të martën do të vaksinohet personeli mjekësor i Klinikës Infektive të QKUK-së.

Kosova pranoi 24 mijë doza të vaksinës, donacion nga Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ndërkohë ekipi i UNICEF-it është duke mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë për të vendosur tendat e vaksinimit! Punonjësit shëndetësorë janë të gatshëm për të administruar vaksinën COVID-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA