Deputeti i Partsë Socialiste, Bashkim Fino u nda sot nga jeta pas infektimit me koronavirus.
Kolegja dhe mikja e tij, Mimi Kodheli flet për emisionin “Shqipëria live”. “Unë e kam njohur në 1982, kemi kaluar vitet më të bukura të jetës bashkë, kemi qenë shokë klase në fakultet. Kemi kaluar vështirësi të ndryshme, kemi qenë në dasmat e njëri-tjetrit, i kemi dhënë kopje njëri-tjetrit, kemi bërë zborin bashkë”.
Kodheli ndan foton e 40 viteve më parë me Finon dhe tregon me nostalgji periudhën e universitetit dhe shakatë që bënin me njëri-tjetrin. “Kanë kaluar 40 vite nga ajo foto dhe Fino, ende mbetet miku im më i mirë. Do të shikohemi një ditë, mbase në një botë më të mirë.
Ishte djali i vetëm dhe ishte pak i llastuar nga dajat dhe xhaxhallarët. Shpesh e vinim në lojë në shkollë sepse kishte stilografin më të shtrenjtë se ne të tjerët. I pëlqente të ushqehej mirë, të jetonte mirë, edhe në ato kohë të vështira. Ishte djali më bujar, i thoshim je çdo gjë, por jo gjirokastrit..
Donte sportin, futbollin, ziheshim të dy, sepse dhe unë isha e apasionuar për futbollin, por kishim mendime të kundërta për skuadra të ndryshme”, rrëfen deputetja e Partisë Socialiste.
Top Channel