Kolegji Zgjedhor nis shqyrtimin e padisë së parë që lidhet me zgjedhjet e 25 prillit

29/03/2021 11:15

Kolegji Zgjedhor nisi shqyrtimin e padisë së parë që lidhet me zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për listën e kandidatëve të koalicionit opozitar Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim.

Eridian Salianji, përfaqësues i PS tha se i kandidatëve sjell problematika në hartimin e fletës se votimit: Numri i lartë i  PD, paraqiti listë me 222 kandidatë. Komisioneri shtetëror për zgjedhjet vendosi të miratoje listat e PD, jo me numrin 222 por me numrin që parashikon Kodi Zgjedhor.

Vendimi u ankimua nga PD në KAS. KAS e pranoi kërkesën. Ne e kundërshtojmë këtë vendim. Numri i lartë i kandidatëve sjell problematika në hartimin e fletës se votimit. 

 KAS duke lejuar që një koalicion të garojë me më shumë kandidatë se tjetri ka shkelur parimet e Kodit Zgjedhor. Numri i lartë sjell problematika në garë, por edhe në procesin zgjedhor. Cënohet parimi i listave të hapura. Kjo për shkak se lista pa numër fiks do sillte vështirësi në llogaritjen e herësit.

“Në Kukës psh, PD ka garuar 9 kandidatë. Këtu s’mund të ketë votë parapëlqyese, arsyeton Salianji. Kjo mund të jetë taktike elektorale. Por kjo cënon parimin e listës se hapur sipas tij. Interesi ynë është tek gara. Kandidimi i më shumë kandidatëve prish sistemin“, tha ai më tej.

Kujtojmë se KAS i dha të drejtë Partisë Demokratike për t’i pranuar 222 kandidatët, ndryshe nga vendimi i KQZ që parashikonte që të hiqeshin nga lista 78 kandidatë, për tejkalim numri.

Debati në mbledhje

Salianji:

1. Shkelet parimi i barazisë në garë

2. Shkelet e drejta e votës preferenciales, pasi me shtimin e kandidatëve e bën të pamundur thyerjen e herësit

3. Ngarkohet fleta e votimit

Gjyqtari Vokshi: Cili është interesi juaj që e kundërshtoni?

Salianji: Cënohet gara pasi PD ka më shumë kandidat! Zgjidhja është te fryma e ligjit!

Vokshi: Neni 67, a është tagër i komisionerit apo i rregullatorit për numrin e kandidatëve!

Saljanji: Nuk është përcaktuar me ligj kompetencë e rregullatorit, prandaj i lind e drejta komisionerit!

Komisioneri i është referuar vendimit të Rregullatorit!

Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso: Për herë të parë KQZ vjen pa një qëndrim në seancë, as pro dhe as kundër vendimit të KAS për listat e PD.

Kaso: PD ka qenë kundër arsyetimit të Komisionerit për numrin e kandidatëve për çdo qark! Shifra 222 nuk cënon numrin minimal të nevojshëm! Si e kemi interpretuar në nenin 67?

Numri minimal duhet të jetë sa numri i mandateve në çdo qark, por neni nuk parashikon kufi për numrin maksimal.

Gjyqtari Vokshi: A do ishte e mundur fleta e votimit sipas kritereve ligjore me 222 kandidatë.

Ivi Kaso: po. Ne mendojmë që paraqitja e listës sonë nuk e cënon përmbajtjen e fletës së votimit.

Ivi Kaso- Kemi një koalicion me 13 subjekte. Të gjitha këto subjekte s’mund t’ju kushtëzohet e drejta të garojnë në çdo zonë zgjedhore të paktën me një kandidaturë.

Numri i kandidaturave të paraqitura prej nesh nuk e shohim si problematike për fletën e votimit. Limiti i sipërm i kandidaturave është çështje vetëpërmbajtjeje dhe vetë përgjegjshmërie.

Salianji: Nëse në ankimim për kthimin për plotësim, KAS do thoshte: Lulzim Basha nuk lejohet të kandidojë, do ankimohej vendimi? Do e pranonit ju. Çfarë do bënit ju?

Kaso: Do të doja të rrimë në aspekte strikte e ligjore dhe nuk i përgjigjem spekulimeve apo hipotezave.

Gjyqtari Vokshi: Me rregullat e reja një kryetar mund të kandidojë në 4 qarqe, nëse kryetari i partisë kandidon në Kukës dhe subjekti fiton 3 mandatet! Kryetari mund te zgjedhë mandatin në ndonjë qark tjetër, si e zgjidh kodin?

Kqz: Nuk ka zgjidhje

Kaso: Ky rast do të cënonte vazhdimësinë e kuvendit!

Salianji: Kryetari ka në dorë ose të marrë mandatin e Kukësit ose të humbë një mandat! Nuk mundet që një kandidat për kryeministër të jetë i papërgjegjëshëm!

Kolegji Zgjedhor tërhiqet për vendim…

Vijon…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA