“Dëshmor i Kombit”/ Vëllai mban certifikatën e Arjan Salës: Na iku, nuk e kthejmë dot. Do ta mbaj në zemër

29/03/2021 13:53

Edmondi, vëllai i të ndjerit Arjan Sala, i cili humbi jetën duke shpëtuar të tjerët ka folur për Top Channel pasi familja mori certifikatën “Dëshmor i Kombit” nga kryeministri Edi Rama.

 “Jam krenar për vëllain tim që e mori këtë titull. na iku, nuk e kthejmë dot. Do ta mbaj në zemër gjithë kohës”, tha vëllai i Arjanit, Edmondi.

Ndërsa xhaxhai i të ndjerit doli në një prononcim për mediat duke thënë: “Sapo na ka bërë një vizitë kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe i ka dorëzuar familjes të të ndjerit Arjan Sala certifikatën “Dëshmor i Kombit”, të cilën ja ka dorëzuar babait, por në pamundësi që ai të flasë, është vëllai i Arjanit, Edmondi që do jua paraqisë. Ishte kënaqësi që shteti nuk na la. Kënaqësi që ky djalë nuk la të qajë shumë nëna, por vetëm nënën e vet.”

32-vjeçari, shef i sigurisë në qendrën tregtare, hyri në magazinën ku ra zjarri dhe pasi shpëtoi 25 persona, por u bllokua mes flakëve dhe humbi jetën.

Trupi i pajetë i të riut u nxor mëngjesin e së shtunës pas rreth 60 orësh kërkime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA