Transportuesja gjigande që bllokoi për gjashtë ditë Kanalin e Suezit është rivendosur në lundrim nëngjesin e sotëm — falë një superhëne që solli batica më të larta se zakonisht.
Rrjeti i shërbimeve detare Inchcape raportoi më herët se anija “ishte rivendosur me sukses në lundrim,” dhe se “për momentin është duke u siguruar.”
Kompania e shërbmeve të Knalit të Suezit Leth Agencies, raportonte se transportuesja Ever Given është vendosur “pjesërisht në lundrim,” pa cilësuar nëse është çliruar plotësisht.
Ndërsa imazhet satelitore nga MarineTraffic.com tregonin se maja e anijes është tërhequr me forcë larg bregut ku kishte ngecur.
Dje autoritetet kishin sjellë në kanal barka më të mëdha tërheqëse, duke e çuar numrin e tyre total në 14.
Por ndihma kryesore për zhbllokimin duket se ka ardhur nga një baticë e lartë e pazakontë, siç raportohet nga hëna e plotë që ngriti nivelet e ujit prej tërheqjes gravitacionale ndaj Tokës.
Ndërkohë sondat ujore kishin gerrmuar më shumë se 950,000 metër kub rërë në rreth 20 metra thellësi.
Bllokada shkaktoi vonesat për 369 mjete detare transporti që kishin krijuar një radhë të gjatë në Kanalin ku kalon rreth 13% e volumit të tregtisë botërore.
Autoritetet janë ndërkohë duke hetuar për arsyet e bllokimit të Ever Given.
Fillmisht u raportua se një vërshim ere të pazakontë shkaktoi daljen nga kursi të anijes, por zyrtarët egjiptiuanë thanë sot se gabimi njerëzor duhet marrë në konsideratë.
Çlirimi erdhi teksa punonjësit po përgatiteshin të lehtësonin ngarkesën prej 18,300 konteinerësh të anijes.
Top Channel