Nis asfaltimi i lotit 3 të Unazës së Madhe, Balluku: Për 3 ose 4 ditë të hapet segmenti i parë

28/03/2021 21:53

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ishte në segmentin Uzina e Autotraktorëve-Shkozë-Materniteti i Ri dhe duke ndjekur punimet që po bëhen në këtë segment tha se për 3 ose 4 ditë parashikohet të hapet segmenti i parë i këtij loti dhe më pas nis asfaltimi për pjesën e dytë.

Ndërsa deri më 20 prill, Balluku theskoi se parashikohet të hapet pjesa e mbetur dhe më pas i gjithë loti i 3 do të dorëzohet për përdorim nga automjetet ashtu siç u bë me lotin e parë.

“Shpresoj që moti mos të na ndikojë të mos kemi problematika, për shkak të ndonjë shiu dhe ritmi të mos bjerë deri në përfundim të kësaj vepre. Ju parashikoni që për 3 ose 4 ditë të hapet segmenti i parë. Deri më 20 prill parashikojmë të hapim pjesën e mbetur. I gjithë loti i 3 do të dorëzohet për përdorim nga automjetet ashtu siç u bë me lotin e parë”, tha Balluku.

Megjithatë ministrja parashikoi vonesa duke përmendur se javën që vjen në vendin tonë priten shira.

“Në këtë zonë, ka pasur problematikë me shpronësimet. Na është dashur që të ndërhyjmë që të shpronësojmë banorët. Të gjitha projektet tona janë me studime të mirfillta. Kemi shtuar korsinë e biçikletave. Ne duam që vera të jetë plot me turistë në të gjithë Shqipërinë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA