Divjakë/ Qëllohet me armë zjarri pranë banesës së ish-policit
28/03/2021 20:21
Një ngjarje ka ndodhur në fshatin Ferras të Divjakës.
Sipas informacioneve nga vendngjarja një person i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri në ajër pranë banesës së shtetasit Pellumb Beqiri.
Pas kësaj personi është larguar nga vendngjarja. Kanë qenë familjarët të cilët kanë njoftuar policinë.
Sipas informacioneve Beqiraj ka qenë ish-efektiv i FNSH në Fier.
Nuk dihet ende nëse kjo ngjarje ka lidhje me detyrën që Beqiraj ka patur. Policia e Divjakës ka nisur hetimet për të zbardhur më shumë për këtë ngjarje.
Top Channel