Paralajmërimi i ekspertit: Gjermania mund të ketë deri në 100 mijë raste të reja në ditë

26/03/2021 16:41

Në Gjermani, presidenti i Institutit Robert Koch për sëmundjet infektive ka paralajmëruar se mund të ketë deri në 100,000 infeksione të reja koronavirus në ditë, nëse përhapja  nuk frenohet, raporton Reuters.

“Sigurisht, mund të jetë 100,000 në ditë,” tha Lothar Wieler në një konferencë javore për shtyp.

Kjo vjen pasi raportet se Gjermania do ta klasifikojë Francën si një zonë me rrezik të lartë për Covid-19, sipas Angela Merkel, një lëvizje kjo që mund të shohë Berlinin të forcojë kontrollet kufitare dhe të kërkojë karantinë e detyrueshme për të hyrë në vend.

Paralajmërimi ndjek gjithashtu një kthesë qeveritare për mbylljen e planifikuar të Pashkëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA