Por çfarë janë monedhat virtuale, aktualisht të përfaqësuara nga Bitcoin që bart 65% të tregut dhe çfarë është teknologjia blockchain që bën të mundur funksionimin e këtij ekosistemi?
“Unë mendoj se interneti do të jetë një nga forcat më madhore që do të tkurrin rolin e qeverisë. E vetmja gjë që i mungon pazëllit, por që do të vijë shumë shpjet është paraja e besueshme elektronike. Mënyra që përmes internetit mund të transferosh fonde nga A në B por A pa njohur B dhe anasjellta.”
Këtë do të parashikonte në vitin 1999 Nobelisti Amerikan i fushës së ekonomisë dhe statistikave Milton Friedman.
Blockchain është një sistem teknologjik ku gjithsecili mund të ketë akses dhe regjistron informacion.
Një blockchain është në thelb një regjistër, libër kryesor i transaksioneve ose veprimeve, i cili kopjohet dhe shpërndahet në të gjithë rrjetin e sistemeve kompjuterike në blockchain.
Avantazhi i këtij sistemi është që e bën të vështirë ose të pamundur ndryshimin, hakimin ose mashtrimin e sistemit.
Ky sistem përdoret nga të gjithë ata që vendosin ta përdorin dhe nuk drejtohet nga dikush dhe nuk kontrollohet nga një institucion i caktuar.
Domethënë që është në dorën e secilit individ.
Në këtë sistem ti nuk mund të korrigjosh diçka, informacioni që ke hedhur nuk mund të rifreskohet. Prandaj është vështirësisht i manipulueshëm.
Ka pasur shumë përpjekje për të krijuar para digjitale në të kaluarën, por kanë dështuar gjithmonë. Ky treg ka marrë kuptim me Bitcoin.
Bitcoin është një kriptomonedhë e krijuar në vitin 2008 nën pseudonimin Satoshi Nakamoto. Ende sot, pas 12 vitesh, ai ruan anonimatin. Monedha filloi të përdoret në 2009 kur u hodh në treg si softuer me burim të hapur, që gjithkush mund të kishte akses, pa pagesë.
Kur Nakamoto mendonte bitcoin ai do të shkruante në një letër të bardhë vizionin që kishte për kriptomonedhën. Ai mendonte një botë ku njerëzit mund të kryenin pagesa në internet mes njëri-tjetrit pa patur nevojën e një banke apo pay pal. Kjo ndodhi menjëherë pas krizës globale financiare.
Vizioni i tij ishte që secili nga ne të kishte bankën e vetë, dhe ky sistem do të kryente veprimet në një kohë shumë më të shkurtër se banka dhe me kosto shumë më të ulët. Qëllimi i tij ishte ti kundërvihej sistemit financiar tradicional të kontrolluar.
Praktikisht bitcoin është një kod në kompjuter. Në fillim u deshën 30 mijë rreshta të kodit që të kishe kriptovalutën. Kurse blockchain është teknologjia që bën të mundur krijimin dhe mbajtjen e Bitcoin.
Procesi i prodhimit të kodeve që përkthehen në bitcoin quhet mining dhe vendi ku vendosen aparaturat që e prodhojnë atë quhet fermë.
Top Channel