Spitalet nuk kanë më vende/ Kosovë, të sëmurët me covid po trajtohen në qendra ditore mjekësore
20/03/2021 20:09
Abibe Berishës 70 vjeçe e infektuar me koronavirus i është pamundësuar trajtimi në Repartin e Pulmologjisë në QKUK, për shkak të numrit të madh të pacientëve.
I biri i 70 vjeçares tregon se ajo vuan nga bronkiti dhe luhatja e tensionit.
Por, trajtimin ditor ajo tash do ta marrë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq, pasi e njëjta që nga korriku ka ndarë një pjesë të objektit për ambulant për Covid 19, duke parë kapacitetet e vogla të spitaleve krahasuar me numrin e pacientëve.
Mjeku kujdestar tregon se moshat që kërkojnë më tepër trajtim janë ato të shtyra por ngrit shqetësimet për rritjen e rasteve të grupmoshave të reja.
Top Channel