Trafiku në trajektoren ballkanike për refugjatët dhe emigrantët që duan të shkojnë në Evropë, duket se është rritur sërish.

Ky është mendimi i liderëve lokalë në Idomeni, një fshat në Greqinë veriore, afër kufirit me Maqedoninë e veriut.

“Natyrisht qëllim i vetëm në ardhjen në Idomeni është që të kalojnë kufirin për të shkuar në Evropë”, thotë kryebashkiaku lokal. “Qëllimi i tyre nuk është që të qëndrojnë këtu, është thjeshtë objektivi për të kaluar kufirin. Numrat janë rritur shumë muajin e kaluar”.

Shenjat e kalimit janë të dukshme në shtëpitë e braktisura rurale. Pjesa më e madhe mbërrijnë me trena nga Selaniku, duke u hedhur nga vagonët pak para se të arrijnë në fshat e duke rrezikuar kështu jetët e tyre. Kur mbërrijnë, ata strehohen ku të munden deri sa të marrin një thirrje nga përtej kufirit për të tentuar kalimin. Për një grup që ka ardhur nga Afganistani, kjo nuk ka rezultuar e lehtë. Ata janë kthyer prapa në Greqi nga rojat kufitare të Maqedonisë së veriut.

“Tani kufiri në anën maqedonase është i vështirë të kalohet”, thotë një prej tyre. “Ka shumë polici. Ndaj jemi të detyruar të qëndrojmë në Greqi, pa dokumenta e pa para”. Të tjerë vijnë nga Pakistani, Iraku, Siria, Algjeria dhe Maroku. Shumë prej tyre nuk kanë as para dhe as dokumenta dhe barra e kujdesit bie mbi komunitetin lokal që po e ndjen rëndesën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA