
Më shumë se gjysma e personave të rritur gërhasin gjatë jetës së tyre.
A e dini se cilët janë shkaktarët e gërhitjes dhe nëse ajo fsheh probleme të rëndësishme shëndetësore?
Gërhitja është një tingull i ngjirur dhe i vrazhdë që krijohet kur keni bllokim të pjesshëm të frymëmarrjes gjatë gjumit, për shkak të një problemi të caktuar. Ndryshimi i mënyrës së jetesës, si rënia në peshë, shmangia e alkoolit para se të flini ose fjetja në njërën anë, mund të ndihmojnë në ndalimin e gërhitjes.
A e dini se cilat janë simptomat që duhet t’ju drejtojnë tek mjeku për të trajtuar Gërhitjen?
Edhe fëmijët mund të vuajnë nga apnea ose ndalimi i frymëmarrjes në gjumë. Keni dëgjuar për këtë fenomen?
Shkaktarët e apneas obstruktive të gjumit tek fëmijët mund të jenë: probleme me hundën dhe fytin, bajamet e zgjeruara, mbipesha, e cila ngushton rrugët e frymëmarrjes tek fëmijët.
Cilët fëmijë janë të predispozuar për të pasur një fenomen të tillë?
Mënyrat efikase të zbutjes së Gërhitjes.
Të gjitha pyetjet në lidhje me fenomenin e Gërhitjes do të marrin përgjigje në emisionin e sotëm.
Gjithçka në Hipokrati
Sonte, ora 17:00!
Top Channel