Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 20.049 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 902 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 2.95 milionë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i viktima është rritur në 29.777, me 81 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit. Rreth 18.615 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në mbi 2.77 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer mbi 35.78 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 184.452 teste të kryera gjatë ditës së fundit. Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 1.503.
Që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit më 14 janar, në mbarë Turqinë janë administruar mbi 12.69 milionë doza të vaksinës, prej të cilave mbi 8 milionë kanë marrë dozat e para dhe mbi 4.69 milionë dozat e dyta.
Top Channel