Përplasen keq në Alaskë/ Takimi SHBA-Kinë përfundon në konflikt

19/03/2021 16:38

Bisedimet e para të nivelit të lartë të SHBA-së në prani fizike me Kinën rivale, nisën me komentet e palës amerikane se veprimet kineze kërcënojnë rendin global të bazuar në rregulla dhe zotimin se Washingtoni do të mbështesë miqtë e tij.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken i tha diplomatit të lartë të Kinës, Yang Jiechi dhe Këshilltarit të Shtetit Wang Yi në Ankorixh se pala amerikane do të diskutonte “shqetësimet e saj të thella” në lidhje me veprimet kineze në Xinjiang, Hong Kong dhe Tajvan, si dhe sulmet kibernetike ndaj Bashkuara Shtetet dhe presionin ekonomik ndaj aleatëve. “Secila prej këtyre veprimeve kërcënon rendin e bazuar në rregulla që ruan stabilitetin global“, tha ai.

Në përgjigje të gjatë ndaj deklaratave të hapjes nga Shtetet e Bashkuara, Yang u kundërpërgjigj, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përdor fuqinë tyre ushtarake dhe epërsinë financiare për të bërë presion ndaj vendeve dhe për abuzim të sigurisë kombëtare për të kërcënuar të ardhmen e tregtisë ndërkombëtare. Ai deklaroi se Xinjiangu, Hong Kongu dhe Tajvani ishin të gjitha pjesë të pandashme të territorit kinez dhe Kina kundërshton me vendosmëri ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara në punët e saj të brendshme.

Yang tha se ishte e nevojshme të braktisej “mentaliteti i Luftës së Ftohtë” dhe konfrontimi.shkëmbimet e ashpra verbale mes dy delegacioneve zgjatën më shumë se një orë dhe në disa raste ata diskutuan se kur do të nxirreshin gazetarët jashtë dhomës së takimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA