Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Një ditë pas vendimit të Agjencisë Europiane të Barnave, kryeministri britanik, Boris Johnson ka marrë dozën e parë të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca. Johnson i cili e kaloi covid vitin e kaluar, u kthye në të njëjtin spital për të marrë dozën e parë të vaksinës.
Pasi mori dozën e parë ai iu tha gazetarëve se “nuk ndjente asgjë” dhe inkurajoi njerëzit të bënin të njëjtën gjë.
Më herët, me AstraZeneca u vaksinua edhe kryeministri Francez.
Vetëm në 24 orët e fundit autoritetet e shëndetësisë në ishull bëjnë me dije se janë vaksinuar mbi 660 mijë persona, shifër kjo rekord që nga nisja e procesit të vaksinimit.
Të dhënat zyrtare nga Mbretëria e Bashkuar bëjnë me dije se deri në këto momente 26 milionë persona e kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndërsa 2.01 milionë i kanë marrë të dyja.
Agjencia Evropiane e Barnave ka dalë në konkluzionin se vaksina AstraZeneca është e sigurtë dhe rekomandon përdorimin e saj. EMA thotë se vaksina “AstraZeneca” do të vazhdojë të injektohet, pasi nuk paraqet asnjë rrezik për qytetarët.
Ekspertët e EMA thonë se nuk ka asnjë provë se vaksina shkakton trombozë.
Top Channel