Kryeministri Edi Rama gjatë ditës së sotme është ndalur tek dixhitalizim dhe shërbimet që tashmë merren online.

Sipas Ramës, para 7 vitesh online ishin vetëm 1% ndërsa sot sipas tij janë 95%.

Rama: 1% ishin shërbime online deri para 7 vjetësh. 95% janë sot, por shikoni çfarë ndryshimi. Kur ne e kemi filluar revolucionin digjital kemi numëruar gjithsej 51 mijë aplikime. Çfarë janë 51 mijë aplikime për shërbime kryesisht të pamarra asokohe, aplikime të mbetura në icloud në krahasim me 7.7 milionë aplikime të bëra në vitin 2020 me përgjigje të marrë

Punonjësit e shtetit nuk presin njerëzit me tufa si cjapi tek kasapi por mbledhin letrat dhe përmes rrugës digjitale i cojnë në pikën e vetme ku ju shkoni për të marrë shërbimin. Ky është revolucioni i cuarjes së tepsisë për scrap në raportin shtet qytetar, ky është revolucioni që nuk bëhej dot me të tjerë në prehër.

Revolucioni në mandatin e tretë do ta shndërrojë këtë vend në një vend ku shteti është i tëri në xhepin e qytetarit, jo për t’i marrë nga xhepi por për të marrë nga smartphone i tij kërkesën dhe për ta kthyer në një dokument të plotësuar fakt në smartphonen e tij, për të voglin dhe për të madhin, për të riun e për të moshuarin, për cdonjërin në cdo pikë kontakti me shtetin.

Shqipëria sot, jo se e them unë, jo se e themi ne por në bazë të raporteve të organizatave më prestigjoze në botë. Duke parë faktet dhe natyrisht duke i lidhur me veprat se këto që po them, nuk janë nga hëna por nga jeta e miliona ndërveprimeve që kanë ardhur si rezultat i 1.8 milionë shqiptarëve të regjistruar dhe aktivë në platformën e-albania.

Kush mund ta cojë përpara këtë? Ata që gjithë ditën nuk kanë nxjerrë asnjë mësim nga Pse-ja e madhe e shqelmave të popullit që i nxori jashtë zyre? Sot kthehen me tabor krushqish njëri më i njohur se tjetri për një epokë të errët me të njëjtin program ku ndryshon vetëm kursi i këmbimit.

Sot janë 4.185.000 aplikime për shërbime pa patur mundësi për zgjatje dore për të marrë lekë dhe tërheqje dore me lekët e marra bakshish. Nuk janë vetëm këto për qytetarët e thjeshtë.

Janë 1.307.074 shërbime për biznesin e qytetarët. Sa kohë është kursyer? 300 vjet minuta në radha që i kemi kursyer përmes revolucionit digjital për ata që i kanë shfrytëzuar mundësitë. Pa llogaritur paratë mbidorë e nëndorë.

Vazhdojmë me biznesin që kryen të gjithë ciklin që i duhet në raport me shtetin ndërsa deri dje marrëdhëniet biznes-shtet ishin një kalvar kontaktesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA