24/11 22:56
Për gati një orë rrjetet më të përdorura sociale në botë ranë të gjitha.
Në mbarë botën përdoruesit raportuan se nuk aksesonin dot në këto aplikacione, ndërsa që prej pak minutash , Whatsapp, Instagram, Facebook dhe Messenger janë sërish funksionalë.
Instagram thoshte se ka një gabim serveri ndërsa Facebook gjithashtu se kishte një gabim për përdoruesit që përpiqen të identifikohen.
Përdoruesit kanë shprehur në rrjete të tjera zhgënjimin e tyre për të mos qenë në gjendje të lidhen me miqtë, familjen ose kolegët e punës.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ka të tilla probleme me disa nga aplikacionet më të përdorura në botë.
Top Channel