Paralajmërimi i studentëve: Nëse nuk plotësohet kërkesa, bojkot mësimit online dhe sezonit të provimeve

18/03/2021 09:50

Studentët janë penalizuar nga pandemia pasi zhvillojnë mësimin në distancë, ndryshe nga sistemi tjetër arsimor në vend që zhvillon mësim të alternuar, online dhe në klasë. 

Në këtë situatë, të rinjtë e universiteteve të ndryshme në vend si publike dhe private herë pas here  kanë ngritur zërin  për një rikthim në auditorë, për zhvillimin e mësimit, duke respektuar rregullat anticovid.

Ditën e djeshme, pas një muaji që  nga nisja e peticionit, janë siguruar më shumë se 11 mijë firma,  ata e kanë dorëzuar atë në kryeministri si dhe në ministrinë e shëndetësisë dhe në atë të arsimit.

I ftuar në “Wake Up”, nismëtari i këtij peticioni, studenti i Fakultetit të Drejtësisë, Agred Tafaj deklaroi se po diskutojnë dy variante nëse nuk merren masa.

“Deri tani janë hedhur dy variante. Një është bojkotimi I mësimi online komplet. Varianti i dytë është të zhvillohen protesta pranë organeve përkatëse. Është absurde, baret janë hapur, qendrat tregtare janë hapur dhe vetëm auditoret jo. Ka pedagogë që na mbështesin për mësimin në auditore, pasi nuk ka të njëjtin efekt”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA