Firmoset marrëveshja për njohjen e patentave të shqiptarëve në Itali, Rama: Mos harroni, them atë që bëj dhe bëj atë që them

18/03/2021 09:31

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografitë nga firmosja e marrëveshjes për të njohur zyrtarisht lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali.

“Ja edhe siglimi përfundimtar që mbyll krejt procedurën e gjatë për lejet e drejtimit në Itali, për merakun e të gjithëve ju që qarkulloni me makinë matanë detit, e herë tjetër mos e harroni, unë them atë që bëj dhe bëj atë që them”, shkruan Rama.

Marrëveshja mes Shqipërisë e Italisë për njohjen e patentave është arritur para disa ditësh pas vizitës së Ministrja e punëve të jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri italian i punëve të jashtme, Luigi di Maio, të cilët konfirmuan përfundimin e procedurave për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve në Itali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA