Italia i nderoi viktimat e regjistruara me koronavirus, duke kujtuar ditën kur një vit më parë janë transmetuar pamje tronditëse në gjithë botën, të ushtrisë duke bartur viktimat nga Bergamo, qyteti i goditur keq nga pandemia.
Kryeministri Italian, Mario Draghi udhwtoi drejt Bergamos për të nderuar viktimat. “Ky vend është simbol i dhimbjes për gjithë kombin. Qyteti i Bergamos është përballur me “ditë të tmerrshme”, në të cilat banorët nuk kanë qenë të gjendje të jenë me më të afërmit e tyre gjatë momenteve të fundit të jetës”, u shpreh Draghi.
Një vit më parë, Bergamo nuk kishte me vend për trupa të vdekur, dhe ushtria u angazhua t’i transporonte ata në krematoriume të qyteteve tjera. Draghi ka inauguruar një memorial të gjallë, një pyll me qëllim nderimin e viktimave, ndërsa dërgoi dhe kurora në varrezat e qytetit. E enjtja ishte ditë kombëtare e përkujtimit të viktimave në Itali. Të vdekurit janë përkujtuar në mënyra të ndryshme dhe flamujt janë ulur në gjysmë shtizë.
Meqë Lombardia, rajoni ku gjendet Bergamo, është aktualisht në “zonën e kuqe” të Italisë, ku po zbatohen masat më të rrepta kundër pandemisë, shumica e njerëzve nuk kanë pasur mundësi të jenë personalisht në organizimin e Draghit. Vendi fqinj, me 60 milionë banorë, ka regjistruar më shumë se 103.000 viktima nga koronavirusi.
Top Channel