Ne Korçë procesi i vaksinimit ka nisur fillimisht me mësuesit e shkollave te mesme e ka vijuar me tej me ata te shkollave 9 vjeçare.
Por një përqindje shume e vogël e mësuesve ka pranuar vaksinën AstraZeneca, ndërsa te tjerët e kane refuzuar ate.
Nga mësuesit e shkollave te mesme u vaksinuan rreth 40 prej tyre, ndërsa procesi vazhdon por me ritme te ulëta. Shumica e mësuesve të njoftuar per t’u vaksinuar janë drejtuar tek qendra e vaksinimit per te refuzuar dhe plotësuan formularin përkates.
Skepticizmi i mësuesve konfirmohet edhe nga përfaqësuesit e Sindikatës se Pavarur se mësuesve në Korçë, te cilët gjithashtu ngrenë shqetësimin se edhe koha nga momenti i njoftimit per vaksinimin është e paket dhe ata as nuk arrijnë të bëjnë analizat përkatëse për sëmundje bashkëshoqëruese.
Paralelisht me Korçën, Pusteci e Maliqi, ku janë rreth 1300 mësues, procesi i vaksinimit po zhvillohet edhe ne Devoll e Pogradec, ku përsëri ritmet janë të ulëta.
Top Channel