Përqindje e ulët e vaksinimit nga ana e mësuesve të njësisë vendore të kujdesit shëndetësor në Korçë, ku përfshihet Korça , Maliqi dhe Pusteci, një gjë e tillë është bërë me dije nga kryetari i sindikatës të pavarur të arsimit në Korçë.
Ai shprehet se gjatë këtyre ditëve vetëm pak mësues kanë shfaqur interes për të bere vaksinën Astra Zeneca.
Trebicka shkon me tej kur shprehet se mësuesit nuk janë të informuar për këtë vaksinë,ndaj ka kërkuar që sistemi shëndetësor të informojë këtë grupim të mësuesve. Nga ana tjetër Trebicka ka bere me dije se disa nga mësuesit një ditë pas vaksinimit kanë shfaqur probleme.
Burime të siguruara bëjnë me dije se ditën e djeshme nuk janë vaksinuar me shume se 40 mësues. Në këto 3 bashki ndërkohë që numri i mësuesve që pritet të vaksinohet janë 1300. Të njëjtat burime thanë se edhe në Bashkinë e Devollit vetëm 30% e mësuesve janë vaksinuar në dy ditët e para.
Top Channel