Tiranë/ Një 66-vjeçar gjendet i vdekur në një parking! Një tjetër i vuri flakën shtëpisë, shpallet në kërkim

17/03/2021 09:25
Foto ilustruese

TIRANË- Policia njofton se një 66 vjeçar është gjetur i pajetë në parkingun e automjeteve në Tiranë.

“Më datë 17.03.2021, në rrugën “Siri Kodra”, në ambientet e një parkingu automjetesh, është gjetur pa shenja jete shtetasi F. V., 66 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”

Ndërkohë një 68 vjeçar në Tiranë është shpallur në kërkim pasi dyshohet se i ka vënë flakën shtëpisë dhe është larguar.

“Më datë 16.03.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit S. J., 68 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Sandër Prosi”, dyshohet se i ka vënë flakën apartamentit ku banon dhe është larguar. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor”, thotë policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA