Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të opozitës se qeveria e tij i shërben oligarkëve, duke thënë se faktet flasin ndryshe.
Duke folur nga Fieri, Rama thotë se më të pasurve u kanë marrë 463% më shumë se PD, të cilët i ironizon për faktin që do të rikthejnë taksën e sheshtë.
Rama: Me çfarë kurajo e papërgjegjshmërie mund të rikthehet PD tek taksa e sheshtë, përsëri taksën e sheshtë që është krijuar për të favorizuar më të pasurit dhe për të goditur më të varfrit. Ose më saktë për të favorizuar më të pasurit dhe pa e çarë kokën se goditen më të varfrit.
Taksa e oligarkëve është ajo që ëndërrojnë meqë është vendosur si kod komunikimi për më të pasurit dhe sot tabori i krushqve të uritur të këtij dhëndri që është për të shfaqur pamjen e buzëqeshur të Ilirit dhe Saliut, që e përdorin thjesht si një pararojë të asaj që është qëllimi i këtyre për të rivënë nën kontroll drejtësinë dhe thonë do kthejmë taksën e sheshtë. Pra do rikthehemi në kohën që fitonte më shumë, paguante më pak dhe me këtë rikthim, 100 më të pasurit marrin një dhuratë që është një sasi marramendëse parash, të cilat ne i përdorim për investime, për të ndërtuar shtëpi të reja, jo vetëm për ata por edhe për njerëzit në nevojë, për të ndërtuar shkolla e spitale të reja.
Është e pakonceptueshme por ja që ky është fakti. Nga ana tjetër, duke vendosur taksën progresive, ne jemi sot në gjendje që të shkojmë më tutje për ata që paguhen më pak duke ua hequr taksën mbi tatim fitimin. Sot për sot e kemi të pa tatuar pagën 300 mijë lekë, thjesht paguhen sigurimet shoqërore të gjithsecilit dhe 1 janar të vitit të ardhshëm, plani ynë është që paga deri në 400 mijë lekë, të mos tatohen. E kemi pasur të qartë dhe më parë që nuk është e lehtë dhe për kategorinë që paguhen me paga më të larta që të jenë në fashën e progresivitetit më të lartë dhe këtu bëhet fjalë për një fashë që rritet nga 1.2 deri në 2.5.
Nuk mund të marrim vota KCK. Ne u goditëm fort si njerëzit që qeverisin për një pakicë të pasurish, por faktet flasin ndryshe. Pikërisht atyre për të cilët akuzohemi se u kemi lehtësuar barrën që i kanë detyrim popullit dhe shtetit, e vërteta është që u kemi marrë 463% më shumë se ata.
Top Channel