Rama i bën thirrje publike opozitës: Nuk mund të vazhdohet kështu! Ndalni shfaqjet absurde që të kujtojnë mitingjet pa shije të viteve ’90

17/03/2021 13:42

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Bashës dhe opozitës që t’i japin fund mbledhjeve politike me dhjetra persona, të cilat ndikojnë në përhapjen e koronavirusit.

Në fjalën e tij nga Fieri, Rama komenton edhe ngjarjen në Elbasan, duke thënë se shfaqjet e Bashës të kujtojnë vitet ’90, ndërsa kreu i opozitës qëndron si provokator dhe më pas bën viktimën.

Rama: Dua t’i bëj thirrje publikisht Lulzim Bashës dhe opozitës që të frenohen nga dhënia e këtyre shfajqeve absurde që jo vetëm janë çedukuese dhe të pamoralshme në këtë fushëbetejë ku jemi të gjithë një dhe populli është i interesuar sepse virusi nuk njeh të majtë e të djathtë por godet nga të katra anët njerëzit e dashur në familjet shqiptare dhe nga ana tjetër, të mos ushqehet me iluzionin se duke mbledhur ato tufa me dy gishta të marrin ndonjë votë më shumë. Është komplet absurde dhe realisht dëm i madh.

Ndërkohë që paralelisht me vaksinimin, rregullat duhet të respektohen dhe çdokush duhet të shtrëngojë veten në raport me ato masa që janë të thjeshta. Nuk kemi dashur të shtrëngojmë mundësinë për punë të të gjithë njerëzit por kjo nuk do të thotë që njerëzit të lëshohen përtej nevojave të punës, të jetës së përditshme në situata që faktikisht bëjnë të kundërtën e vaksinës dhe përpjekjes së përbashkët.

Besoj që ne duhet realisht të marrim një vendim shumë të qartë të gjithë bashkë, ne e kemi marrë si PS por dyzet të gjithë bashkë dhe nëse vazhdon me numrin e kufizuar, këtë nevojë ta adresojmë së bashku duke iu drejtuar autoriteteve. Nuk na takon neve që ta bëjmë këtë. Ne nuk e kemi problem që deri me 25 prill të shkojmë 10 veta në çdo event.

Nuk mund të vazhdohet kështu dhe i ftoj të gjithë shqiptarët që të mos jenë tolerantë në opinionin e tyre në raport me këto shfaqje që të kujtojnë mitingjet pa shije të viteve ’90, hyp mbi makina, mblidh njerëz me 2 gishta, mbaj festë popullore si ajo në Elbasan, krijo kot ndotje akustike në mes të qytetit, madje mes një feste, pastaj bëj viktimën sikur u sulmove ndërkohë që qëndron si provokator i njerëzve pa dallim dhe me montazhe skuthash krijon ide të gabuara në lidhje me atë që ka ndodhur dhe nuk ka asnjë lidhje me mua apo ne që ishim aty por ishte rezultati i mungesës së plotë të përgjegjshmërisë.

Provokime, acarime, tensionime të panevojshme, të padobishme, të pavend në këtë kohë kur të gjithë ne do i bëjmë të gjithë ato që mendojmë se duhet për të fituar këtë ndeshje, por nuk do harrojmë ndeshjen për jetën, për të fituar një luftë dhe për të dalë nga një tunel ku po shohim dritë më në fund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA