Procesi i vaksinimit në Berat, koordinatorja: Shumë pak mësues janë traumatizuar, disa janë rikthyer të bëjnë vaksinën

17/03/2021 14:45

Procesi i vaksinimi të mësuesve ndaj koronavirusit në qytetin e Beratit ka vijuar edhe ditën e sotme.

Ditën e sotme janë vaksinuar mësuesit e shkollave 9-vjecare e të mesme të 8 fshatrave: Starovë, Velabisht, Veterrik, Bilçë, Drobonik, Veleshnje, Paftal dhe Sinjë.

Sot ishte dita e dytë e vaksinimit, ndërsa një ditë më parë, vaksina u refuzua nga 60% e mësuesve. Në total, u vaksinuan 60 mësues nga 110 që ishin të planifikuar.

Renata Gorezi, kryeinfermierja e sallës 127 që pret telefonatat për covid dhe është koordinatore e procesit te vaksinimit tha: “Procesi po ecën shumë mirë. Shumë pak mësues duke dëgjuar mediat janë traumatizuar, megjithatë janë rikthyer prapë dhe kanë filluar të bëjnë vaksinën. Nuk ka pasur efekte anësore deri tani. Asnjë lloj komplikacioni ndaj vaksinave dhe kjo është një gjë shumë pozitive por neve.”

Deri tani, 2664 mësues janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca, pas një procesi të nisur që prej të shtunës.

Top Channel