Objektivi për mandatin e tretë, Rama: Të kalojmë 1 miliardë euro në eksport

17/03/2021 12:24

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër serat e Alketit, i cili është mbështetur nga Skema Kombëtare e qeverisë shqiptare përmes AZHBR për të trefishuar hapësirat me teknologjinë e fundit për prodhimin e fruta –perimeve.

Rama deklaroi se objektivi për mandatin e tretë është që të kalohet 1 miliard euro eksport.

“Ne kemi shkruar 400 milionë euro eksport dhe objektivi ynë është që mandatin e tretë të kalojmë 1 miliardshin dhe është shumë realist sepse bujqësia ka hyrë në një cikël tjetër dhe të gjithë farat që u mbollën në fillim të mandatit të parë kanë krijuar një rrjet që vetëm zhvillohet, rrjet prodhimi, përpunimi, eksporti, dhe objektivi është që të kalojmë 1 miliardëshin”, tha Rama.

Ndër të tjera, Rama rikujtoi edhe që në datën 24 mars do të hapet thirrja për aplikime për Skemë Kombëtare të Mbeshtetjes për fermerët dhe blegtorët shqiptarë, duke aplikuar në e-Albania.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA