Erion Braçe: Të bëhet diferenca mes nesh dhe atyre që premtojnë e zhduken. Nuk do i marrim asnjë qindarkë…

17/03/2021 13:59

Erion Braçe, kandidati për deputet që udhëheq listën e PS në qarkun e Fierit i ka kërkuar njerëzve që ta vlerësojnë për punën dhe të bëjnë diferencën me ata që premtojnë dhe më pas zhduken.

Në fjalën e tij gjatë aktivitetit “Shqipëria – e ardhmja jonë” në Fier, Brace tha se do vazhdojnë të mbështesin popullin dhe t’i lënë të lirë në punën e tyre pa i marrë asnjë qindarkë.

Braçe: Ne kërkojmë nga njerëzit që të na vlerësojnë për punën që kemi bërë. Përballë tyre do të jenë njerëz që premtojnë, harrojnë dhe zhduken, ne do jemi këtu, nuk lëvizim, nuk ndërrojmë zonat, i përgjigjemi edhe në këtë periudhë në mënyrë që të ndryshojmë jetën e çdo personi.

Këtu diferenca midis atyre që bëjnë dhe premtojnë, harrojnë dhe zhduken është më e madhe. Zero taksa për të gjithë punën me tokën e blegtorinë, zero taksa për të ardhurat e çdo bujku nga puna me tokën. Nëse tjerët flasin për 9%, ne flasim dhe e kemi bërë, e kemi në fuqi, zero teksa qoftë për inputet, qoftë për të ardhurat.

Njerëzit dinë ta bëjnë diferencën dhe do jemi përballë tyre me punën që do të bëjmë, me ndryshimin që kemi realizuar dhe në fund fare, duke përsëritur, për t’i lënë njerëzit të lirë në punën e tyre, në punën me tokën e blegtorinë pa i marrë asnjë qindarkë qoftë nga inputet bujqësore qoftë nga të ardhurat që përfitojnë.

Do e mbështesim deri në fund biznesin e vogël. Zero taksa kemi për ata sot dhe zero taksa do të mbajmë edhe për 10 vite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA