E rëndë në Vlorë, vetëvaret në oborrin e shtëpisë 64-vjeçari
17/03/2021 07:57
Një 64-vjeçar është vetëvarur në oborrin e banesës së tij rreth orës 06:30, në lagjen “Partizani” në Vlorë.
Viktima është shtetasi me iniciale F.M, ku nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja. Burime për Top Channel bëjnë me dija se viktima ishte i papunë ndërsa mësohet se kishte probleme me shëndetin mendor.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel