Vaksinimi në vend, Rakacolli: Qëllimi është të sigurojmë një numër të vaksinuarish që në sezonin e turizmit të jemi gati

16/03/2021 22:35

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha mbrëmjen e sotme në Open se pritet të rritet ritmi i vaksinimit në vend.  

Ajo u shpreh se gjatë muajit prill pritet të vijnë doza të tjera Pfizer dhe Asstrazeneca. Sipas saj qëllimin i vendosur është që të sigurohet një numër i tillë të vaksinuarish që në sezonin e turizmit vendi të jetë gati.

“Pritet të rritet ritmi i vaksinimit. Për lehtësinë që krijon vaksina Astrazeneca, janë bërë pika të vaksinimit pothuajse në të gjitha rrethet e Shqipërisë. Mos harroni ditët e para që ishin më pak. Kanë ardhur duke u shtuar dozat. Edhe brenda prillit do të vijnë me anë të COVAX do të vijnë edhe Pfizer edhe Astrazeneca. Ne kemi vënë qëllimin që të sigurojmë një numër të tillë të vaksinuarish që në sezonin e turizmit të jemi gati“, tha ajo.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA