Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 15.503 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 858 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus ka tejkaluar shifrën 2.89 milionë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve po ashtu është rritur në 29.552, përfshirë 63 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit. Gjithsej 15.893 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar në mbi 2.71 milionë.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer mbi 35.27 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 151.113 teste të kryera brenda 24 orëve të fundit. Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është në 1.425.
Sipas shifrave zyrtare, deri më tani në mbarë Turqinë janë administruar rreth 11.5 milionë doza të vaksinës COVID-19, prej të cilave mbi 7.93 milionë doza të para dhe mbi 3.56 milionë doza të dyta.
Top Channel